Kreu i shtetit në fjalimin e tij të sotëm para Kuvendit tha se e sheh si të panevojshme mbajtjen e takimit të liderëve të subjekteve politike ose mbajtjen e seancës së posaçme në Kuvend, me qëllim vendosjen e vijave të kuqe në bisedimet me Bullgarinë.
“Rreth takimit të liderëve dua të them se edhe pse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit me kërkesë të partive politike, nën kryesimin tim janë mbajtur shumë takime të tilla.
Qëndrimi im është se formati i tillë ndër-institucional i takimeve në parim duhet ta braktisim.
Sepse takimet e liderëve në esencë janë zëvendësim i institucioneve kur ata nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë”, deklaroi presidenti Pendarovski.