25 viktima, 865 raste të reja me Covid në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

25 viktima, 865 raste të reja me Covid në Maqedoninë Veriore

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2889 testime kurse janë regjistruar 865 raste të reja me COVID-19. Në Shkup-330, Kumanovë-28, Dibër-12, Shtip-22, Prilep-47, Tetovë-42, Strugë-24, Veles-35, Manastir-42, Ohër-36, Kavadar-38, Gostivar-29, Gjevgjeli- 33, Strumicë-25, Kriva Pallankë-3, Radovish-14, Krushevë-1, Kocan-13, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-2, Berovë-4, Vallandovë-3, Dellçevë -15, Kratovo-2, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-18, Resnjë-7, Negotinë-26.

ISHP-ja ka regjistruar 641 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 25 persona. Dhjetë pacientë nga Shkupi ,një nga Kumanova , dy nga Shtipi , tre pacientë nga Prilepi , një nga Tetova , dy nga Struga , një nga Velesi , një nga Ohri , një nga Kavadari , një nga Gostivari , një nga Strumica dhe një pacient nga Radovishi. Të gjithë pacientët kanë ndëruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 75.597, numri I të shëruarve është 51.493, kurse I viktimave shkon në 2.194. Për momentin shënohen 21.910 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 371.391 testime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat