Pendarovski: Pandemia është mundësi për ristrukturim të mënyrës së jetesës sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm

Maqedonia

Pendarovski: Pandemia është mundësi për ristrukturim të mënyrës së jetesës sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Stevo Pendarovski

Pandemia është mundësi për ristrukturim të ekonomive, industrive, teknologjive tona dhe në përgjithësi, të mënyrës së jetesës sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Nëse krizat i trajtojmë të izoluara njëra nga tjetra, ne vetëm do t’i zbusim simptomat pa e shëruar njerëzimin tonë. Duhet të përqendrohemi në zhvillim dhe mbështetje të qasjeve inovative ekologjike, strategji të qëndrueshme zhvillimore dhe t’i shfrytëzojmë teknologjitë e reja për aksion klimatik, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në prezantimin rajonal onllajn të Raportit për Zhvillim Njerëzor të përgatitur nga UNDP.

Ai theksoi se sipas Indeksit për kapital njerëzor të Bankës Botërore pritet në shumë shtete dëmet ekonomike nga pandemia të sanohen në llogari të agjendës ekologjike dhe klimatike.

“Nuk pres që ky të jetë rasti me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne plotësisht e mbështesim Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe jemi të gatshëm që ta japim pjesën tonë drejtë transformimit të Evropës në kontinentin e parë me ekonomi të dekarbonizuara deri në vitin 2050. Si president, unë do t’i mbështes planet e Qeverisë që të parashtrojë kontribute të reviduara dhe më ambicioze drejtë ndryshimeve klimatike”, potencoi Pendarovski.

Sa i përket goditjeve të cilat i shkaktoi pandemia, presidenti theksoi vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilëve 100 milionë njerëz në botë do të futen në varfëri të ekstreme, ndërsa pasojat serioze do të ketë edhe paralizimi i përkohshëm i sistemit arsimor.

“Raporti për zhvillimin njerëzor duhet të ndihmojë që ta ruajmë fokusin dhe të mos heqim dorë nga qëllimet kryesore: Agjenda 2030, Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm shënon rritje prej 14,3 për qind nga viti 2000 deri në vitin 2019, ndërsa indeksi global i varfërisë multidimensional tregon se vendi ka ulje më të shpejtë të varfërisë në numra relativë. fc/

Si shembull pozitiv, Presidenti e theksoi  se zhvillimi njerëzor në Maqedoninë e Veriut u rrit me 14.3 për qind nga viti 2000 deri në vitin në 2019 dhe se indeksi global shumëdimensional i varfërisë tregon se vendi ka uljen më të shpejtë të varfërisë në numrin relativ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat