Sot fillon zbatimi i masave të reja në Maqedoni, restorantet do të mbyllen në ora 18:00

Maqedonia

Sot fillon zbatimi i masave të reja në Maqedoni, restorantet do të mbyllen në ora 18:00

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:56
Foto Ilustrim

Prej ditës së sotme fillon zbatimi në praktik i masave të reja shtrënguese të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) i miratoi Qeveria.

Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve hotelierike dhe gastronomike shkurtohet deri në ora 18:00.

 Ndalohet edhe organizimi i ahengjeve të ndryshme në prag të festave të fund-vitit dhe grumbullimi i më shumë personave.

Këto masa sipas kompetentëve kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit.

Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat