Maqedoni: Karburantet dhe ilaçet me pjesëmarrje më të madhe në qarkullimin e tregtisë në vitin 2019

Maqedonia

Maqedoni: Karburantet dhe ilaçet me pjesëmarrje më të madhe në qarkullimin e tregtisë në vitin 2019

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Foto Ilustrim

Në suaza të repartit Tregti me pakicë, përveç automjeteve motorike dhe motoçikletave, në të cilin janë realizuar 94,5 për qind e qarkullimit në tregtinë e tërësishme me pakicë, pjesëmarrje më të madhe prej 17,5 për qind ka qarkullimi i shitjes së karburanteve automobilistike. Pastaj vijojnë qarkullimi i shitjes së produkteve farmaceutike (ilaçe: prodhime farmaceutike dhe preparate – vitamina, antibiotikë, vaksina dhe serumë – vetëm për përdorim njerëzor), me 5,8 për qind, prodhime tjera ushqimore, të papërmenduara në vend tjetër me 4,2 për qind, prodhime të qumështit me 3,9 për qind, aparate elektrike për amvisëritë me 3,7 për qind dhe produkte konditore me 3,6 për qind.

Qarkullimi nga reparti Tregti me automjetet motorike, motoçikleta, pjesë rezerve arrin me 5,5 për qind në qarkullimin e tërësishëm të tregtisë me pakicë, në të cilin qarkullim më i madh është realizuar nga shitja e pjesëve të automjeteve motorike në dyqane të specializuara (48,7 për qind) dhe nga shitja e automjete motorike (të reja) në dyqane të specializuara (42,4 për qind).

Sipas qarkullimit rajonal në tregtinë me pakicë më së shumti është realizuar në rajonin e Shkupit 57 për qind, ndërsa më pak në rajonin Juglindor, 4,4 për qind. Numër më të madh të dyqaneve në tregtinë me pakicë ka në rajonin e Shkupit, 30,6 për qind, ndërsa numër më të vogël në rajonin Lindor, 7,9 për qind.

Nga ESHS kanë llogaritur edhe se në tregtinë me shumicë në vend sipas grupeve prodhuese në vitin 2019 është realizuar qarkullim në vlerë prej 480 669 352 000 denarë.

Në suaza të repartit Tregti me shumicë, përveç automjeteve motorike dhe motoçikletave, në të cilin janë realizuar 95,9 për qind nga qarkullimi në tregtinë e tërësishme me shumicë, pjesëmarrje më të madhe (20,1 për qind) ka qarkullimi i realizuar nga shitja e materialeve të forta, karburante rrjedhëse dhe të gazta dhe produkte të lidhura (dru për djegie, thëngjill, benzinë motorike, vajguri, vajra gazi, vajra ngrohës), pastaj vijon qarkullimi i shitjes së produkteve farmaceutike (13,3 për qind) dhe produkte të duhanit (11,3%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat