Edhe kreu i ASH-së Ziadin Sela dje ka folur në ‘Click plus’ mbi Ligjin e ri të administratorëve si një temë shumë aktuale këto ditë gjë që u kritikua jashtë mase edhe nga deputeti dhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti e që i njejti ishte përgatitur nga ministria që drejton Artan Grubi, derisa Sela thotë se administratorët janë kategoria më e diskriminuar.
“Ligji për administratorët që po përgatitet, dëshiron të fshehë të afërmin e një funksionari të BDl-së, i cili ka marrë rrogë 10 vite në Maqedoninë e Veriut, përderisa ai gjithë këto vite punon diku në perëndim dhe këto para i shfrytëzon ky funksionari i BDl-së”, thotë kështu Sela duke thumbuar pikërisht Grubin si ministri që ka përgatitur këtë ligj.
Sipas tij, administratorët janë kategori më e diskriminuar të cilëve ju është mohuar e drejta për të punuar dhe avancuar.
“Administratorët që rrijnē në shtëpi, janë kategoria më e diskriminuar e qytetarëve, të cilëve u është mohuar e drejta për të punuar dhe për t’u avancuar, që sot ata të ishin udhëheqës institucionesh. Ai administratori tashmë nuk është as bashkëpunëtor i ri dhe ka ngelur në rrogën minimale sikur kur ka filluar me punë”, theksoi mes tjerash Ziadin Sela.