Ministria për Punë të Brendshme edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 704 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të mbrohen nga virusi korona.
Dje, nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 213 gjoba.