Ju këshilltarë e inspektorë të arsimit, të keni kujdes ndaj mësimdhënësve të moshuar në këte kohë pandemie!

Maqedonia

Ju këshilltarë e inspektorë të arsimit, të keni kujdes ndaj mësimdhënësve të moshuar në këte kohë pandemie!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Sulejman Mehazi


Ju këshilltarë e inspektorë të arsimit duhet të keni kujdes ndaj mësimdhënësve të moshuar, me stazhe pune mbi 30 vjeçare, pak para pensionit!

Nëpër orët mësimore e ditaret shkollore fizike e elektronike nuk i kontrolloni mësimdhënësit e rinjë partiakë me shumë mangësi edukative-arsimore e profesionale, po për t'i shpëtuar mësimdhënësit e rinj shkoni te ata mësimdhënës me përvojë të madhe edukative-arsimore e shëndet ligë.

Mësimdhënesit e moshuar pikë së pari kanë probleme me të pamurit, sytë, me të dëgjuarit, veshët, me tensione të gjakut të lartë, me sëmundje sheqeri, me infakte e stenda në zemra, me kancere të llojeve, me hamendjen e drejpeshimit për shkak veshit të mesëm, me prostatë, me probleme të mëdha shëndetësore familjare e ekonomike, me mos respektimin e djalit dhe resë ndaj tyre.

Me të gjitha të këqijat shëndetësore, sociale, familjare bëjnë të pamundurën për të mbajtur orë mësimore të suksesshme, kurse mesimdhënësit e rinj dhe të reja rrinë rahat e të lirë nga inspektorët e këshilltarët e arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat