Rritet niveli i ndotjes në pesë qytete të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Rritet niveli i ndotjes në pesë qytete të Maqedonisë së Veriut

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të stacioneve që masin cilësinë e ajrit, Kumanova, Tetova, Manastiri, Velesi dhe Gjevgjelia janë qytetet që mbrëmë kanë ajrin e ndotur.

Kërçova, Gostivari, Koçani dhe Kavadari janë mesatarisht të ndotura, ndërsa dibranët thithin ajër me ndotje të vogël.

Ajri në Shkup mbrëmë nuk është i ndotur si më herët, dhe kryeqyteti tani ndodhet në vendin e 95-të në botë sipas ‘Air Visual’.

Në këtë listë në vend të katërt ndodhet Sarajeva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat