Gjobiten 66 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit në Maqedoni

Maqedonia

Gjobiten 66 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit në Maqedoni

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:23
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme kreu aksion kontrolli për gjobimin e tejkalimit të shpejtësisë dhe vozitje nën ndikimin e alkoolit, kundërvajtje të cilat janë arsyet më të shpeshta për aksidente me pasoja të rënda.

“Në gjithë territorin e vendit janë dënuar 139 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Ndërsa 66 shoferë janë dënuar për shkak se kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara me qëllim që ta rrisë sigurinë në komunikacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat