Maqedonia me mbi 22 mijë raste aktive me COVID-19, Filipçe pret të ulen rastet me masat e reja

Maqedonia

Maqedonia me mbi 22 mijë raste aktive me COVID-19, Filipçe pret të ulen rastet me masat e reja

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Venko Filipçe

Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet e Maqedonisë gjithsej mjekohen 1.238 pacientë me COVID–19, ku prej tyre 470 janë në Shkup dhe 768 në qytetet tjera.

Ministri i Shëndetësisë tha se numri i pacientëve të cilët pranohen në spitale po zvogëlohet dhe se masat e reja që do të vlejnë deri më 20 janar do të japin rezultate më të mira.

Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikair gjithsej 77.949 pacientë ku prej tyre 53.345 janë shëruar dhe 2.2274 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 22.330 pacientë ndërsa deri tani janë bërë 379.229 testime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat