Maqedonia e Veriut i është bashkëngjitur listës së shteteve që kanë vendosur ndalesë për fluturimet me Britaninë e Madhe pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, shkruan Alsat.
Jozyrtarisht vendimi është marrë në seancën e sotme të Shtabit për Menaxhim me Kriza.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, në vendin fqinj, njoftoi se në mbledhjen e sotme, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka miratuar një masë të re, 14 ditë vet-izolim për të gjithë qytetarët të cilët do të vijnë në vend përmes fluturimeve direkt nga Britania e Madhe.
Variant i ri i koronavirusit është edhe më përhapës, dhe ky fakt ka shkaktuar alarm në mbarë vendet europiane.
Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.
“Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.