Pendarovski – Shentop: Thellim i mëtejshëm i marrëdhënieve në mes RMV-së dhe Turqisë në të gjitha sferat

Maqedonia

Pendarovski – Shentop: Thellim i mëtejshëm i marrëdhënieve në mes RMV-së dhe Turqisë në të gjitha sferat

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:53
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë të Veriut.

Në takim, siç kumtuan nga kabineti i presidentit, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Republikës së Turqisë, të cilat zhvillohen në frymën e miqësisë dhe partneritetit të fortë tradicional, përmes bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Presidenti Pendarovski shprehu besim se me aleancën në NATO, të dy vendet kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Të dy bashkëbiseduesit shprehën pritje për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, në të gjitha sferat me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin ndërparlamentar.

Në takim, u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi situatën aktuale në të dy vendet, duke përfshirë kontekstin e pandemisë së Kovid-19, si dhe mbi situatën e përgjithshme në rajon.

Pendarovski shprehu mirënjohje për ndihmën e përgjithshme të Turqisë në menaxhimin e pandemisë së Kovid-19, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë të shteteve, si parakusht të rëndësishëm për menaxhimin me sukses të pasojave nga pandemia globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat