Besimi: Miratohet buxheti i parë afatmesëm, dyfishohet rritja dhe ulet ndjeshëm deficiti në periudhën afatmesme

Maqedonia

Besimi: Miratohet buxheti i parë afatmesëm, dyfishohet rritja dhe ulet ndjeshëm deficiti në periudhën afatmesme

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:26
Fatmir Besimi

“Ekonomia parashikohet të rritet me ritme prej 4-5% të BPK-së në 5 vitet e ardhshme ose dy herë më e lartë se në të kaluarën, ndërsa deficiti buxhetor ose hendeku midis të ardhurave dhe shpenzimeve do të ulet në 2% të BPK-së në 2025, dmth do të jetë nën kriterin e Mastrihtit”.

Kjo theksohet në buxhetin e parë afatmesëm që u miratua mbrëmë nga Parlamenti. Siç theksoi Ministri i financave Fatmir Besimi gjatë miratimit të buxhetit, fokusi në vitin 2021 do të jetë shëndeti i qytetarëve, ekonomia dhe reformat strukturore.

“Buxheti ka tre përparësi kryesore – shëndetësia, ekonomia dhe ruajtja e stabilitetit të punës, sundimi i ligjit dhe integrimi. Buxheti është preciz, i saktë, përmban një komponent zhvillimi. Investimet kapitale janë 26.2% më të larta se buxheti aktual, 3.4% e BPK-së ose mesatarja që vendi ynë kishte në vitet më të mira. Për shëndetin, kemi 100 milion euro më shumë krahasuar me 2019 ose 40 milion euro krahasuar me vitin aktual. Në arsim kemi një rritje katërfish të investimeve kapitale”, thekson Ministri i financave Besimi.

Buxheti i vitit të ardhshëm është një buxhet për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, por gjithashtu hedh bazat për rritjen e përshpejtuar ekonomike në periudhën e ardhshme, tha dje Ministri i Financave. Buxheti bazohet në tre platforma: -Konsolidimi fiskal, i cili deri në vitin 2025 duhet të ulë deficitin buxhetor në 2%, ose nën kriterin e Maastricht, -Strategjia për rimëkëmbjen dhe rritjen e përshpejtuar ekonomike, e cila duhet të dyfishojë rritjen në periudhën tjetër me norma prej 4-5% dhe -Plani i investimeve publike 2021-2025, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së investimeve në shpenzimet totale dhe përmirësimin e zbatimit të tyre. Buxheti ka alokuar fonde për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë, pra për: shëndetësia ka ndarë 664 milion euro, mbrojtjen sociale 1.47 miliard euro, arsimin 465 milion euro, dhe për zhvillimin ekonomik 1.141 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat