Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, as sot nuk është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit.
Ai për herë të dytë e anulon paraqitjen e tij, me arsyetimin që siç thonë nga gjykata, çështje personale.
Mickoski do të jetë i ftuar për të dëshmuar edhe për seancën e radhës gjyqësore.
Ndërsa sot pritet që me propozim të të akuzuarve, të dëshmojë ish-kryetari i Shkupit dhe funksionar i OBRM-PDUKM-së Koce Trajanovski dhe kryetari i komitet qytetar të partis, Vlladimir Nellovski.
Kurse nga ana e ekspertit Mirosllav Kotevski, do të prezantohen komunikimet telefonike të të akuzuarve Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe të dënuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha.