Qeveria në seancën e sotme, miratoi një Vendim për aprovimin e mjeteve fillestare nga Buxheti i vitit 2020, të destinuara për zgjidhjen e problemeve me gjendjen e Liqeneve të Prespës dhe të Dojranit.
“Qeveria e rishqyrtoi dhe miratoi informacionin me analizë dhe planin aksional për Liqenin e Prespës, të përgatitur nga Grupi punues i ekspertëve për Liqenin e Prespës.
Qeveria i urdhëroi institucionet kompetente të përcaktuara në Planin aksional për Liqenin e Prespës, të sigurojnë burime financiare për zbatimin e masave të Planit aksional për Liqenin e Prespës dhe në këtë drejtim miratoi një Vendim për aprovimin e fondeve fillestare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë prej 44.000.000 denarë për Komunën e Resnjës, për zgjidhjen e problemit me gjendjen e Liqenit të Prespës”, thuhet në komunikatën nga seanca qeveritare.
Siç informon Shërbimi për shtyp i Qeverisë, Qeveria mori Vendim për aprovimin e fondeve në vlerë prej 30 milion denarëve nga Buxheti për vitin 2020 për Komunën e Dojranit për zgjidhjen e problemit me gjendjen e Liqenit të Dojranit.