Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

Maqedonia

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:42
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (23.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

 Me ç'rastë vetëm në territorin e Komunës Qendër janë shqiptuar 226 gjoba dhe atë: 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për makina të paregjistruara, 7 për makina teknikisht të parregullta, 26 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Janë shqiptuar edhe 14 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, janë gjobitur edhe 7 këmbësorë dhe 15 gjoba të tjera për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Masat e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja, duke apeluar njëherit deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat