Kuvendi mbrëmë rreth orës 23:00 e ndaloi seancën e 19të dhe kryetari Talat Xhaferi caktoi vazhdim të seancës për sot në ora 11:00, informon Zhurnal.
Deputetët duhet të vazhdojnë depatin për ndryshimet e ligjit për organizata për invalidë, ku të paraqitur për fjalë janë edhe 13 deputetë.
Pasi të përfundojnë të gjitha pikat e rendit të ditës të seancës së 19të, kryetari i Kuvendit do të vazhdojë me pikët tjera të seancës së 20, dhe eventualisht të vazhdohet edhe me dy seanca tjera pasi siç tha Xhaferi, ka shumë pika të rëndësishme për qytetarët.
Seancën e ndaloi me kërkesë të opozitës, e cila në debatin pas orës 18:00 regoi se po vazhdohet me punë pa asnjë njoftim.