Në seancën e saj të 49 të mbajtur përmes online platformës digjitale ZOOM.
Këshilli i Komunës së Çairit me debat konstruktiv dhe sipas të gjitha procedurave të parapara ligjore, me 17 vota pro, 9 të përmbajtur dhe asnjë votë kundër, miratoi Buxhetin e Komunës së Çairit për vitin 2021.
Përmbajtja e tij së shpejti do të publikohet në web faqen zyrtare të Komunës së Çairit.
Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu, siç theksohet në kumtesë i ka falenderuar të gjithë këshilltarët për përkushtimin e tyre gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme për finalizimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për funksionimin e Komunës së Çairit dhe realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve.