Zv.drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Arif Asani, përmes një statusi të tij në FB, ka paralajmëruar se në këtë institucion së shpejti do të ketë punësime të reja ndërsa ata që do të duan të punësohen, duhet të jenë të suksesshëm dhe të kenë bagazh profesional prapa vetes.
Përzgjedhja e kuadrove do të bëhet vetëm se duke patur përvojë profesionale dhe të punojë me dinjitet.
“Profesionisti vlerësohet me atë që ka lënë mbas vetes në vendet ku ka shërbyer, kjo është e vetmja cilësi që do vlejë edhe në përzgjedhjen e kuadrove të reja në vendet kyçe në institucionin ku menaxhoj unë!”, ka shkruar Asani.
Ndryshe, Asani deri para një muaji ishte zv.drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, ndërsa tani në Byronë për Siguri Publike.