Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot kishte takim pune me Drejtorin e Zyrës për Zhvillim dhe Përparim të Arsimit të Gjuhëve të Komuniteteve, Milutin Stançiq.
Në takimin, Carovska dhe Stançiq diskutuan për konceptin e ri të arsimit fillor me të cilën sigurohet inkluzivitet, multikulturalizmi dhe toleranca.
Një segment nga koncepti është përmes procesit arsimor fëmijët nga mosha e hershme t’i mësojnë vlerat e vërteta qytetare, t’i respektojnë dallimet dhe të nxjerrin një shoqëri për të gjithë.
Administrata si organ shtetëror në përbërje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet-Komuniteteve kujdeset për: zbatimin dhe realizimin e plotë për të drejtat kushtetuese dhe ligjore të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha shkallët e sistemit arsimor, zhvillimi dhe përparimi i arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komunitetet, duke promovuar parimet e multietnicitetit, kohezionit dhe unitetit midis nxënësve përmes inkurajimit për mësimin e gjuhës dhe kulturës së boshnjakëve, vllahëve, serbëve, turqve dhe romëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/25/auto_CM3.JPG-1536x10241608894121.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/25/auto_CM1.JPG-1536x10241608894121.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/25/auto_CM2.JPG-1536x10241608894124.jpg)