Super-pensioneri nga Maqedonia, pensionin mujor e ka 11 mijë euro, ja nga cili qytet?

Maqedonia

Super-pensioneri nga Maqedonia, pensionin mujor e ka 11 mijë euro, ja nga cili qytet?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Siç njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska, pensioneri më i pasur jeton në Shtip dhe ka pension prej 11 mijë eurove.

Një burrë nga Manastiri ka paraqitur të ardhurat më të larta në bazë të kthimit vjetor të taksave, respektivisht ka paraqitur 3.5 milion euro të ardhura. 

Ndërsa një grua nga Shkupi ka të ardhurat më të larta nga lojërat e fatit, shumë prej 471,000 eurove.

Paga më e lartë është regjistruar në Strugë, ku një person nga industria e metaleve raportoi të ardhura bruto vjetore prej 1.9 milion eurove, nga paga mujore prej 156 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat