Një tjetër projekt i premtuar në dobi të qytetarëve të Çairit filloi sot rrugën e realizimit. Bëhet fjalë për objektin më të ri në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” në rrugën Kemal Sejfulla që njëherit do të jetë çerdhja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në territorin e vendit tonë, gurthemelin e të cilit sot e vënduan zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, ministri për punë dhe politikë sociale znj. Jagoda Shahpaska, ish zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale z. Gönül Bayraktar, koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti,deputetë, funksionarë dhe veprimtarë të arsimit.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ndër tjerash deklaroi: “Duke e pasur parasysh faktin se Komuna e Çairit është ndër komunat më të dendura në Evropë, ndërtimi i këtij objekti do të zmadhojë kapacitetet infrastrukturore të arsimit dhe do ti përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojës aktuale për
inkuadrimin e gjeneratave të reja në procesin edukativo – arsimor.
Padyshim se kjo çerdhe që do të jetë ndër më të mëdhajat në territorin e vendit do ti jep një dimension më cilësor edukimit të fëmijëve tanë.” Ai uroi punë të mbarë dhe përfundim sa më të shpejtë të procesit duke i faleminderuar përfaqësuesit e qeverisë për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti.
Detajet e projektit:
Hapësira e përgjithshme e ndërtimit: 3150 m2
Vlera e projektit: 120.083.880,00 denarë
Kapaciteti hapësinor: 350 fëmije, gjithsej 21 kabinete




