MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1892 testime kurse janë regjistruar 489 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 230, Kumanovë – 28, Ohër – 26, Prilep – 21, Kavadar, Strumicë dhe Tetovë nga 18, Gostivar – 16, Strugë – 15, Gjevgjeli – 14, Manastir -13, Veles – 11, Kocanë – 8, Shtip – 7, Kriva Pallankë dhe Radovish – 6, Vallandovë – 5, Krushevë, Pehcevë dhe Resnjë nga 4, Vinicë dhe Negotinë nga 3, Probishtip, Kratovë, Sveti Nikollë dhe Kërcovë nga 2 dhe nga 1 rast në Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dellcevë.
ISHP-ja ka regjistruar 748 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 26 persona. 9 pacientë nga Shkupi, 3 nga Prilepi, nga 2 pacientë nga Kumanova, Velesi dhe Manastiri dhe nga 1 pacient nga Shtipi, Struga, Ohri, Gostivari, Strumica, Berova, Dellceva dhe Kërcova.
Numri i përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 80.896, numri I të shëruarve është 58.182, kurse I viktimave shkon në 2.401. Për momentin shënohen 20.313 raste active.
Nga fillimi I epidemisë, në vendin tonë, janë bërë gjithsejt 390.777 testime për COVID-19.