Nga MPB njoftojnë se dje janë regjistruar 659 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë ditës së djeshme (26/27.12.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 614 shkelje”, informojnë nga MPB.
Nga atje u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për ballafaqim me coronavirusin.
Gjithsej 20.278 raste aktive ka momentalisht Maqedonia e Veriut. Edhe pse numri i rasteve të reja në ditë po zvogëlohet, dhe regjistrohen më shumë pacientë të shëruar, në ditë ka edhe mbi 20 të vdekur.