Dozat e para të vaksinës anti-COVID pritet të mbërrijnë në janar në RMV, procesi i vaksinimit do të nisë në mars

Maqedonia

Dozat e para të vaksinës anti-COVID pritet të mbërrijnë në janar në RMV, procesi i vaksinimit do të nisë në mars

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Shkup

Maqedonia e Veriut ka prontuar 833 mijë vaksina kundër COVID-19-ës, të cilat pritet të mbërrijnë në vend në fillim të vitit të ardhshëm.

Për vaksinimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi se nuk dihet me saktësi se kur do të vijnë dozat e para të vaksinës, por flitet që të mbërrijë në muajin janar.

Sipas saj edhe nëse vaksinat e para do të mbërrijë në muajin janar, procesi i vaksinimit pritet të nisë në muajin mars.

“Edhe tek ne nuk ka një datë fikse, por përmendet muaji janar si muaji kur do të vijnë doza e para. Fillimisht do të vijnë ato që janë në formë donacioni nga Bullgaria, për shkak se procedurat e tjera të furnizimit vonojnë pak më shumë për shtetin tonë, si ato që janë porositur nga prodhuesit direkt të vaksinës ose nëpërmjet sistemit COVAX. Duhet të pritet edhe në muajt e ardhshëm për të marrë gjithë porosinë që ka bërë RMV. Pavarësisht se vaksinat mund të vijnë gjatë muajit janar procesi i vaksinimit  sipas autoriteteve nuk do të nisë në muajin mars, për shkak se ka nevojë për përgatitje teknike dhe një trajnim të shkurtër për punonjësit shëndetësor”, tha gazetarja.

“Dozat e tjera ka gjasë të vonojnë deri në mesin e vitit. Doza e para që do të vijë në janar do të përfshijë 20% e popullatës”, u shpreh ajo më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat