Gjatë natës, dëborë e re ka rënë në Kodrën e Diellit, kështu që qendra e skijimit informoi se teleferikët vazhdojnë të punojnë, por bëri thirrje për kujdes për shkak të kushteve të motit.
Nga Qendra e skijimit thonë se për shkak të rrethanave të tilla, një biletë gjysmë ditore me vlefshmëri të plotë të ditës do të jetë në qarkullim.
“Gjatë natës nga ora 23:00 deri në 7:00 të mëngjesit, kanë reshur 7-8 centimetra të rinj të borës së re, por shpatet e skive u dëmtuan shumë nga shkrirja e mbulesës së mëparshme dhe për këtë arsye skiatorëve u duhet shumë kujdes. Në të njëjtën kohë, ka mjegull dhe prandaj nevojitet më shumë kujdes”, informon Zhive Aleksovski, drejtor i qendrës për skijim Kodra e Diellit.
Për shkak të kësaj gjendje, teleferiku “Ceripashina” nuk do të funksionojë, dhe “Shën Ilia” dhe teleferikët “Aerodrom”