Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe u takua sot me prof. Dr. Dragan Danailovski, me të cilin ranë dakord të formohet një organ këshillues joformal i profesorëve në pension nga Fakulteti i Mjekësisë, në mënyrë që të analizohet situata aktuale në shëndetësi, kumton Ministria e Shëndetësisë.
“Në fund të këtij viti, dua të shpreh falënderime të veçanta për prof. Dr. Dragan Danailovski për të gjithë kontributin e deritanishëm në krizën kovid.
Ai ishte jashtëzakonisht profesional dhe konstruktiv në media, që kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në fushatën e informimit.
Përveç kësaj, këshillat e tij për mua dhe të gjithë ekipin në lidhje me menaxhimin dhe parashikimet për zhvillimin e pandemisë ishin të një rëndësie të madhe. I uroj shëndet dhe suksese në vitin e ri. Besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Filipçe.