Donacioni gjerman që kap shumën prej 41 mijë euro u dedikohet qytetarëve të Kërçovës si ndihmë për tejkalimin e situatës së rënduar shëndetësore me Kovid 19. Hapësirat e këtij objekti modular me një sipërfaqe prej 170 metër katrorësh, do të shërbejnë për trajtimin e pacientëve me pasqyrë të lehtë klinike. Ky donacion vjen me iniciativë të qeverisë federale gjermane dhe është pjesë e ndihmës për shtetet e Ballkanit në këtë periudhë të krizës shëndetësore, tha ambasadorja gjermane Hanke Hosten.
Ndërkaq drejtori i spitalit të përgjithshëm të Kërçovës Stanko Tërpeski, i shprehu mirënjohje qeverisë gjermane dhe ambasadores Hosten, për finansimin e këtij objekti me hapësira të veçanta për vendosjen e 15 pacientëve.
“Projekti është financuar nga ambasada gjermane dhe mundëson zgjerimin e hapësirave spitalore dhe përmirësimin e kushteve, për një përkujdesje më të mirë shëndetësore në këtë kohë të pandemisë globale.”, Stanko Tërpeski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë.
Pas festës së vitit të Ri, shton ai, do të lëshohet në përdorim edhe Kovid Qendra me 1 mijë metër katror sipërfaqe që mundëson vendosjen dhe trajtimin e 40 pacientëve, projekt ky i finansuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe komunës së Kërçovës.