Një ankohet se edhe pse shtëpinë e tij të vjetër para 13 viteve e ka shkyçur nga rryma elektrike, ende i vijnë në adresë fatura dhe kërkesa tjera nga Elektrodistribucioni.
Ai ka dërguar në redaksinë tonë edhe një ftesë që Elektrodistribucioni ia ka dërguar për të ndërruar orëmatësin nga shtëpia e vjetër në Dibër.
“Unë jam shkyçur para 13 viteve, nuk e di pse ende më vijnë këto ftesa dhe fatura. Në atë shtëpi me vite nuk jeton askush”, thotë banori i Dibrës, që për momentin dëshiron të jetë anonim.
Nga Elektrodistribucioni kanë sqaruar se në rastin konkret bëhet fjalë pë kërkesë për të ndryshuar orëmatësin, e jo për faturë. Nëse është bë ndonjë gabim eventual, do ta përmirësojmë, kanë thënë prej atje.
