Aleanca për Shqiptarët (ASH), nëpërmjet improvizimit të skenës me babagjyshin, kritikon pushtetin për politikat “pro” legalizimit të marijuhanës. Gjatë vitit që lejmë pas, sipas tyre, Qeverisë i mungoi sinqeriteti, morali dhe profesionalizmi kurse tani promovon praktika të dëmshme për brezat që vinë.
Këtë vit kam vendosur t’i sjellë Qeverisë disa dhurata nga rezultati i punës së saj gjatë këtij viti. Ndër dhuratat që ja kam sjellë kësaj Qeverie është 1 kg me miell të bardhë, sasia e të cilit është rritur shumë në shtetin tonë, si pasojë e këshilltarëve të mrekullueshëm të kësaj Qeverie.
Po ashtu, u kam sjellë edhe disa produkte vendore të prodhuara në plantacionet e kryeministrit dhe familjarëve të tij që t’i kenë gati këtu në Qeveri në momentin që do ta legalizojnë marijuhanën, për t’i shitur produktet e tyre dhe për t’i helmuar fëmijët tanë.
Gjithashtu Qeverisë I kam sjell 2-3 saksi që t’i mbjellin dhe t’i kultivojnë rrënjët e kanabisit -u shpreh Babagjyshi, Aleanca për Shqiptarët.