Kontrolle të përforcuara ka edhe në autostrada, si dhe në rrugët e qyteteve.
Kështu ka informuar Ministria e Punëve të Brendshme, duke bërë thirrje automjetet të drejtohen me kujdes dhe të festohet me përgjegjësi.
“Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë të sigurta.
Policia rrugore edhe gjatë festave do t’i sanksionojë të gjithë ata që i shkelin ligjet”, qëndron në kumtesën e MPB-së.