Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagura.
Drejtimi rrugor P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar “Galiçica”, është i mbyllur për lëvizje për të gjitha automjetet, prej 15.11.2020 deri 01.04.2021.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Ndërsa rikujton se që nga 15 nëntori i 2020, është në fuqi detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore në makina.