Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 137 gjoba, prej të cilave 80 për tejkalim të shpejtësisë.
10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.