Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria është stabile

Maqedonia

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria është stabile

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:56
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se qeveria është stabile dhe se nuk do të ketë zgedhje të reja.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të pabaza janë kërkesat e opozitës për dorëheqje të Qeverisë. Nuk ka as nevojë e as logjikë për dorëheqje.

Një veprim i tillë do të ishte tradhti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga një shumicë stabile parlamentare”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për MIA.

“Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët i dhanë politikave të kësaj qeverie për shkak të vendosmërisë që t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura, përfshi edhe këtë me Bullgarinë. Mickoski le të shohë oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendoj dhe zëshëm le të përgjigjet, kush është ai që duhet jep dorëheqje, pas aq shumë zgjedhje të humbura”, tha Zaev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat