Zaev: Do të organizojmë aksione solidare për të ndihmuar të dëmtuarit në “Global”

Maqedonia

Zaev: Do të organizojmë aksione solidare për të ndihmuar të dëmtuarit në “Global”

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:47
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka vizituar sot qendrën tregtare “Global” aty ku shpërtheu zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme.

Zaev ka shprehur falënderim deri tek zjarrfikësit të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Sipas tij pamja është e tmerrshme të shihet e lere më të jesh brenda.

“Global është simbol i Strumicës moderne. Në mënyrë solidare do të organizohemi për të ndihmuar ata që kanë humbur të mira materiale në zjarrin. Do të ndihmojmë në aksion solidar. Do të sigurojmë mjete nga Qeveria, komuna e Strumicës, çdo njëri do të ndihmojë në mënyrën e vet. Të gjithë së bashku do të ndihmojmë”, ka thënë Zaev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat