Sot 8 viktima dhe 237 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 8 viktima dhe 237 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.525 teste, ndërsa janë regjistruar 237 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-123, Kumanovë-15, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-7, Strugë-11, Veles-5, Manastir-5, Ohër-13, Kavadar-11, Gjevgjeli-6, Strumicë-5, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berov-2, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2, Resnjë-1, Negotinë-6.

8 persona vdiqën, një pacient nga Shkupi (75), dy nga Kumanova (61 dhe 65), një nga Shtipi (71), një nga Manastiri (66), një nga Ohri (79), një nga Radovishi (75) dhe një pacient nga Koçan (67).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 84.024./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat