Ministrja e Shkencës dhe Arsimit, Mila Carovska sot mbajti takim online me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore. Në mbledhje u theksua se edhe përkundër punës në kushte të jashtëzakonshme, gjysmëvjetori i parë përfundoi në mënyrë të suksesshme.
Sipas drejtorëve, edhe pse në fillim kishte rezistencë për mësimin online, megjithatë modeli hibrid dha rezultatet e dëshiruara në kushte të jashtëzakonshme.
Drejtorët theksuan se materiali mësimor është kaluar me programet e shkurtuara dhe se nxënësit janë notuar.
Carovska potencoi me modelin hibrid online, me prani fizike dhe me emetimin e orëve në televizion u arrit vazhdimësia e mësimit.
“Falënderim të madh për drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët me përkushtim të fuqishëm bënë gjithçka për t’u realizuar mësimi në kushte pandemie”, theksoi Carovska.