Maqedoni: Gjobiten 292 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Maqedonia

Maqedoni: Gjobiten 292 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 292 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të fundit (04/05.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”, thonë nga MPB.

MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat