Zaev: 5.800 vaksina nuk janë të mjaftueshme për punonjësit shëndetësor

Maqedonia

Zaev: 5.800 vaksina nuk janë të mjaftueshme për punonjësit shëndetësor

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:27
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev thotë se 5.850 vaksinat e ‘Faizer’ të cilat pritet të arrijnë në shkurt nuk do të jenë të mjaftueshme as për vaksinimin e punonjësve shëndetësor.

Ai shpreson se përmes Bashkimit Evropian, Maqedonia do të ketë vaksina që nga janari në mënyrë që vaksinimi të fillojë sa më parë. Zaev sqaroi se vaksinë presin 25 mijë punonjës shëndetësor, pensionistë dhe të sëmurë kronikë.

Sipas Zaev, Ballkani Perëndimor duhet të merr rreth 5 për qind nga vaksinat nga Bashkimi Evropian dhe se pret solidaritet të BE-së në ditë të vështira.

“Unë pres vaksinat e para që do të arrijnë, dhe përderisa ndodh vaksinimi, do të vijnë edhe vaksinat tjera. Pagesa do të bëhet nga buxheti. Një pjesë janë grante dhe donacione. Po ashtu i presim edhe frigoriferët. Do të kemi fushatë publike për ta ngritur vetëdijen për vaksinim”, tha Zaev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat