Policia e prish tubimin në Kishën “Shën Atanasij” në Bërvenicë

Maqedonia

Policia e prish tubimin në Kishën “Shën Atanasij” në Bërvenicë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:06
Kisha “Shën Atanasij” në Bërvenicë

Sot (6 janar) rreth orës 16.00, në SPB Tetovë është raportua se në oborrin e kishës “Shën Atanasij” në Bërvenicë të Tetovës është organizuar një tubim ku të pranishëm ka patur një grup i madh i qytetarëve dhe se nuk janë respektuar masat për të parandaluar përhapjen e “covid -19 “.

Shërbimet e SPB Tetovë janë dërguar menjëherë në vendin e raportuar, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ku pesëmbëdhjetë persona tashmë janë identifikuar të cilët kaë qenë pjesmarës në tubim.

Kurse kleriku përgjegjës i kishës është thirr në Stacionin Policor të Tetovës.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë vazhdojnë të identifikojnë të gjithë personat e përfshirë në këtë tubim festiv dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat adekuate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat