Edhe pse pandemi në Maqedoni, besimtarët ortodoksë puthën ikonat

Maqedonia

Edhe pse pandemi në Maqedoni, besimtarët ortodoksë puthën ikonat

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Edhe pse është kohë pandemie, besimtarët e bashkësisë fetare ortodokse u mblodhën në katedrale ndërsa një pjesë prej tyre përdorën të njëjtën lugë dhe puthën ikonat fetare.

Klerikët mbajnë të njëjtin qëndrim se kungimi shëron dhe nuk të çon të sëmuresh.

“Zoti nuk përcjell sëmundje, Zoti shëron. Me kungim ne shërojmë tashmë 2.000 vjet. Mos dyshoni se Zoti ndihmon”, tha kleriku Sasho Nikollovski.

Ai tha se në Katedralen sot janë respektuar protokollet e coronavirusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat