Është bërë shumë zhurmë në dënimin e funksionarëve të lartë të BDI që gjatë një ceremonie solemne ata ishin pa maska mbrojtëse kundër COVID-19 dhe që më pas ata morrën edhe dënime përkatëse
Por një rast i ngjajshëm ,madje shumë më skandaloz ishte manifestimi qendror për Krishtlindje në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, qytetarët, përkatësisht besimtarët ortodoks nuk kanë respektuar masat e institucioneve që të mbajnë maska mbrojtëse, distancë sociale por edhe të respektojnë ndalesën për grupim në ambient të mbyllur.
Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë së Veriut Stefani gjatë liturgjisë i është lutur Zotit që të shpëtojë njerëzimin sa më shpejtë nga kjo pandemi, por duke harruar se ai bashkë me pjesëtarët e tjerë të kishës sot kanë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga ky virus vdekjeprurës
Akoma të njëjtit nuk janë dënuar dhe ndaj tyre nuk janë marrë asnjë masë ndëshkimi.