Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi ka marrë një gjobë prej 500 eurove pasi që Inspektorati Shtetëror i Punës ka vërtetuar se ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e popullatës.
Për shkak se si person përgjegjës, ka lejuar festimin e datëlindjes së Ali Ahmetit pa maska dhe pa u respektuar largësia trupore.
Sipas televizionit “Telma”, gjoba tashmë i është shqiptuar Grubit, ndërsa ai ka afat prej tetë ditësh që ta paguajë
Më herët, ministri Spasovski tha se Grubi si dhe të gjithë të tjerët që ishin prezent në fotografi janë dënuar me 20 euro.