Tetë viktima dhe 345 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Tetë viktima dhe 345 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.455 teste, ndërsa janë regjistruar 345 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-129, Kumanovë-21, Dibër-9, Shtip-12, Prilep-26, Tetovë-10, Strugë-8, Veles-13, Manastir-6, Ohër-23, Kavadar-31, Gostivar-1, Gjevgjeli-7, Strumicë-9, Kriva Pallankë-6, Radovish-5, Krushev-4, Probishtip-1, Vinicë -3, Dellçev-2, Kratov-1, Kërçovë-1, Resnjë-3 dhe Negotinë-14.

8 persona vdiqën, një pacient nga Struga (69), dy nga Velesi (82 dhe 57), një nga Manastiri (82), një nga Gostivari (70), një nga Gjevgjelia (78), një nga Strumica (81) dhe një pacient nga Vallandova (48). Pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 86.494./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat