NPK “Tetova”: Uji është i sigurt për pije

Maqedonia

NPK “Tetova”: Uji është i sigurt për pije

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë njoftojnë qytetarët se uji është i sigurt për pije.

“Të nderuar qytetar, NPK “Tetova” Tetovë ju lajmëron se në bazë të analizave nga Qendra për Shëndet Publik -Tetovë, uji për pije i përgjigjet parametrave të Rregullores për ujë të pijshëm, dhe është i sigurt për pije”, thuhet në njoftim.

Para disa ditëve nga kjo ndërmarrje publike njoftuan se për shkak të reshjeve të shumta të shiut ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit.

U bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin ujin për pije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat