Nuk do ta përkrahim ligjin për legalizimin e marihuanës, tha deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd.
Në pyetjen e gazetarit se a do të mjellë ndonjë rrënjë kanabis në oborr, Rexhepi thotë se as nuk e kanë ndërmend ta përkrahin ligjin për legalizim të marihuanës, e aq më pak të mbejllin.
“As nuk e kemi ndërmend t’i mbjellim, as nuk e kemi ndërmend t’i përkrahim.
Çdo mendje e shëndoshë nuk do t’i përkrahë. Nuk besoj se do të kenë shumicën e deputetëve që do ta përkrahin për t’i mbrojtur bizneset e dikujt e ndërkaq pasojat t’i përjetojnë qytetarët”, tha Rexhepi-Zejd.