Në takimin e sotëm që në Greqi e realizoi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani me presidenten greke, Katerina Sakelaropulu, fokusi është vënë në avansimin e marrdhënieve bilaterale pas marrëveshjes së Prespës, si dhe situata në rajon dhe perspektiva evroopiane e Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentes greke, Greqia pret bashkëpunim më të afërt të dy vendeve fqinje dhe e potencuan faktin se dy vendet ndodhen në një periudhë të re produktive.
“Presidentja e shtetit ka thënë se Greqia ngelet mbështetës stabil i perspektivës evropiane e Maqedonisë së Veriut, gjithsesi gjithnjë me kriter kryesor kushtet e vendosura dhe respektimin e principit të fqinjësisë së mirë. Potencoi se zbatimi i tërësishsëm, deri në fund dhe qëllimmirë i marrëveshjes së Prespës është kyçe, si për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut në BE, kështu edhe për marrdhëniet tona bilaterale”, thuhet nga kabineti i Sakelaropulu pas takimit me Osmanin.
Mes tjerash Osmani e ka informuar presidenten greke për implementimin e marrëveshjes së Prespës dhe për mundësinë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe e ka faleminderuar që Greqia e mbështetë rrugën evropiane të vendit tonë.