Pasditen e sotme ka pasur përleshje me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit.
Sipas informacioneve të para ka dy të plagosur rëndë.
Dy të plagosurit janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Nga fotografitë e siguruara nga televizioni Alsat, shihet se të plagosurit janë sulmuar brenda makinës së tipit Golf. Ende nuk ka informacione për motivet e përleshjes.