Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përsëri i bën thirrje shumicës parlamentare ta anulojë konkursin dhe propozimin për Avokatin e popullit dhe të shpallë konkurs tjetër.
Sipas tyre, kandidati i propozuar Naser Ziberi nuk e përmbush kushtin elementar për të ushtruar këtë detyrë, atë të paanësisë politike.
Siç e din i gjithë opinioni, Naser Ziberi para 5 muajsh ishte kandidat i BDI-së për kryeministër. Pra një figurë krejt politike, andaj si i tillë, në këtë mënyrë atij i pamundësohet ta ushtrojë një detyrë që për nga natyra është jopolitike dhe me neutralitet të theksuar politik.
Nuk mjafton një deklaratë e kandidatit se nuk është anëtar partie që të konkludohet paanësia e tij politike kur të gjithë ne e dimë se ai është figurë shumë e fuqishme politike – tha Safije Sadiki, deputetë e Koalicionit ASH – AAA.